25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Inter Miami “peshkon” prapë në Barcelonë, e do edhe Sergi Roberton

Inter Miami është bërë një “mini-Koloni” e Barcelonës.

Klubi amerikan po mundohet t’i bëjë bashkë yjet e dikurshëm të këtij klubi.

Aktualisht, pjesë e klubit nga liga MLS janë Lionel Messi, Sergio Busquets e Jordi Alba, të cilët përfunduan në Amerikë në verën e këtij viti.

Atyre gjatë janarit pritet t’ju bashkohet edhe Luis Suarez, i cili aktualisht luan tek Gremio në Brazil, ndërsa Andres Iniesta ishte pranë transferimit në klubin nga Florida, por në fund e zgjodhi një tjetër destinacion.


E ish-bashkëlojtarëve të tij në Miami mund t’ju bashkohet edhe Sergi Roberto.

31 vjeçari mund të largohet nga Barcelona në verën e ardhshme pasi ka përfunduar në hije të përforcimit Joao Cancelo, i cili në “Camp Nou” përfundoi nga Manchester City.

Sipas mediave spanjolle, Roberto mund ta vazhdojë karrierën përtej Atlantikut për t’iu bashkuar shokëve të tij në Inter Miami nga vera e vitit 2024. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img