20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Inspektorati i Prishtinës largon mbeturinat nga një objekt i pabanuar në Dardani

Me kërkesë të banorëve të lagjes Dardania, Inspektorati i Kryeqytetit sot ka ndërhyrë në një njësi banesore private të pabanuar e cila ishte subjekt i inspektimit edhe gjatë viteve të kaluara.

Lidhur me rastin, Inspektorati i Ndërtimit ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore duke larguar mbetjet inerte dhe mbeturina të tjera dhe duke vendosur rrethoja, gjegjësisht duke e mbyllur qasjen në këtë njësi banesore për të pamundësuar kështu hyrjen e personave të pa autorizuar dhe hedhjen e mbeturinave brenda saj.

Kështu njoftoi inspektorati përmes një postimi në Facebook.

“Me këtë rast, Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore duke larguar mbetjet inerte dhe mbeturina të tjera të cilat ishin hedhur nga persona të papërgjegjshëm në atë hapësirë si dhe duke vendosur rrethoja, gjegjësisht duke e mbyllur qasjen në këtë njësi banesore për të pamundësuar kështu hyrjen e personave të pa autorizuar dhe hedhjen e mbeturinave brenda saj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img