Infektohet me coronavirus një prokurore në Pejë

Advertisement

Një prokurore në Pejë është infektuar me COVID-19.

Advertisement

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka treguar se një pjesë e stafit që ka pasur kontakt me prokurorin janë vetë izoluar.

“Një prokuror i shtetit ka rezultuar pozitiv në testimin e bërë për virusin COVID-19. Me rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë, një pjesë e stafit që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, janë vetë-izoluar. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës pas kësaj situate të krijuar, ka kërkuar të veprohet sipas Planit për Menaxhimit të Krizës të hartuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka theksuar se pas kësaj një pjesë e punës është pezulluar për shkaqe sigurie, ndërsa tutje do të veprojnë sipas koordinimit me Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë.

Ai shtoi se pritet të bëhen testimet edhe për stafin e Prokurorisë Themelore të Pejës, dhe se sot do bëhet dezinfektimi i gjitha hapësirave në objektin e Prokurorisë Themelore.

PostAdssFotoja e reklamës