11.1 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Infeksionet me Candida auris po përhapen shpejt në SHBA

Një infeksion mykotik që është i vështirë për t’u trajtuar, po përhapet me një ritëm alarmant në SHBA, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Rastet në SHBA gati u dyfishuan në vitin 2021, nga 756 në 1,471, thotë raporti i CDC. Njerëzit e shëndetshëm nuk janë në rrezik nga infeksioni i quajtur Candida auris, por ata me sistem imunitar të dobët, ose ata që përdorin pajisje mjekësore si ventilatorë ose kateter, mund edhe të humbin jetën.

Shumica e rasteve të testuara ishin imun ndaj trajtimit anti-mykotik dhe për këtë arsye CDC e ka quajtur atë një “kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike”.

Sëmundja mund të përhapet nga “kontakti me pacientët e prekur dhe sipërfaqet ose pajisjet e kontaminuara” – thonë nga CDC.

Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe të dridhurat që nuk përmirësohen pas trajtimit. Infeksioni u raportua për herë të parë në SHBA në vitin 2016, por rritja më e shpejtë e rasteve u raportua nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Një tjetër arsye shqetësuese ishte shtimi i rasteve që u bënë “rezistente ndaj ekinokandinave” që është ilaçi antimykotik më i rekomanduar për trajtimin e infeksionit.

CDC ia atribuon rritjen e numrit të rasteve të raportuara me parandalimin e dobët të infeksionit në institucionet e kujdesit shëndetësor. /BBC/KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img