18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Incidenti i aeroplanëve në qiellin e Kosovës, Musliu i kërkon përgjegjësi Ministrit Aliu

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka pyetur ministrin Liburn Aliun për incidentin e ndodhur më 24 shkurt në hapësirën ajrore të Kosovës.

“Jemi në dijeni për situatën jo të mirë në menaxhimin në autoritetin e aviacionit civil ku së fundi kemi parë një situatë mjaft shqetësuese të një incidenti i cili pothuajse ka shkaktuar katastrofë ajrore në Republikën e Kosovës. Fjala është për incidentin e 24 shkurtit ku mbi hapësirën ajrore të Kosovës dy aeroplanë gati sa nuk u përplasën mes veti”, tha Musliu.

Ajo ka pyetur Aliun se cili është plani i veprimit me këtë dhe nëse kanë ndërmarrë diçka si ministri përgjegjëse në lidhje me situatën e krijuar në këtë institucion.

Në përgjigje, Aliu tha se duhet të pritet hetimi dhe të marrin përgjegjësi zyrtarët, por se pa dalë raporti i hetimit s’duhet të jepen cilësime mbi rrezikun.

“Ka ndodhur një incident ndërmjet dy fluturakeve në drejtim të Kosovës dhe në drejtim të kufirit të Shqipërisë. Dy kontrollorët e përfshirë në incident janë liruar nga detyra menjëherë pas incidentit. Ka filluar hetimi i këtij incidenti sipas kërkesave të dala nga legjislacioni në fuqi. Cilat janë masat pastaj duhet të vlerësojmë saktë çka ka ndodhur. Nuk duhet të ngutemi të deklarojmë nëse ka pasë rrezik ose jo. Njoftimet në media kanë qenë të dëmshme dhe të tepruara. Hetimi do ta tregojë dhe konform hetimit do të merren masat për zyrtarët përgjegjës”/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img