20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Incident në një shitore në Ferizaj: 27-vjeçari sulmon fizikisht një person, arrestohet nga Policia

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një shitore në rrugën ‘Astrit Bytyqi’ në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar një person tjetër.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës gjithçka ka ndodhur derisa ai ishte duke kryer blerje në shitore e që më pas është përballur me të dyshuarin, i cili për motive ende të panjohura e ka sulmuar fizikisht.

37-vjeçari ka denoncuar rastin në organet e rendit dhe një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur në të dyshuarin i cili vazhdimisht ka pasur sjellje agresive dhe të njëjtin janë detyruar që ta arrestojnë.

27-vjeçari sjelljet nuk i përmirësoi as në stacion policor, ku vazhdimisht ka bërë veprime të pakontrolluara, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave zyrtare zyrtarëve policorë.

Për shkak të sjelljeve të tij të pakontrolluara, i dyshuari ka marrë ndihmë mjekësore dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img