14.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

IKShPK: Uji i Badocit përdoret, por jo për pije

Fundjava e dytë e nëntorit në kryeqytet nisi me shpërlarjen e linjave magjistrale e sekondare të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit.

Për ujin u fol gjithashtu edhe në konferencën e mbajtur po të shtunën, nga Instituti i Shëndetit Publik, ku u njoftua se përgjatë katër ditëve të fundit vlera e manganit në Badoc, ka rënë.

Megjithatë nuk është akoma në gjendje për konsumim, ashtu siç mund të përdoret për të gjitha veprimtaritë e tjera.

Sipas IKSHPK-së ky fenomen ndodh kryesisht me ndërrimin e stinëve, ndërsa thonë se me një problem të tillë nuk po përballen ata që furnizohen me ujë nga Batllava e Ujmani.

E vlera e lejuar prej 0.05 mg për litër, tregon se uji mund të pihet dhe se nuk është i dëmshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img