12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK: Qytetarët për dy ditë radhazi mund të testohen për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se për dy ditë radhazi qytetarët mund të testohen për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

IKSHPK njofton se testimi bëhet prej orës 09.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020.

“Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19. Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit. Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim.

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK kërkon nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img