20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

IHK me parashikimin e motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa për rreth relievit malor, reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

IHK për të dielën parashikon mot kryesisht të ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Përgjithësisht grafiku në fushat termike është duke u rritur në raport me ditët e fundit.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img