23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

I riu nga Shtimja që u gjet dy ditë pasi u zhduk dyshohet se kishte konsumuar domestos, Policia nis hetimet

I riu Agon Misini, nga Shtimja, i cili po kërkohej për dy ditë me radhë nga Policia dhe familja, është gjetur të dielën nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ai fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Sinjali mëson se pasi Policia ka intervenuar, në vendin e ngjarjes u gjet një shishe e mbushur me preparate higjienike (domestos) që dyshohet se 23-vjeçari e kishte konsumuar. Si prova, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe disa shishe të thata të pijeve energjike.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit tashmë kanë nisur, ndërkohë që Policia ka njoftuar se sipas mjekëve gjendja shëndetësore e Agonit është e mirë.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.”, njoftoi Policia.

Gjatë ditës së djeshme, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar momentin e gjetjes së të riut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img