16.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

I riu në Gjakovë kapet nga Policia me pesë qese me narkotikë, bastiset edhe shtëpia e tij

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë, të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.

Një rast i tillë është zbuluar dje në qytetin e Gjakovës, pasi një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Tefta Tashko’ ka ndalur për kontroll një person.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa 23-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Po ashtu në koordinim me Prokurorinë, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të riut, mirëpo atje nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img