19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

“I ftova në takim por nuk erdhën”, Krasniqi “ankohet” për ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Komunave me Shumicë Serbe

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar dokumentet e vendimeve të qeverive të Kosovës për ekipet menaxhuese për hartimin e Statutit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në postimin e Krasniqit të bërë në rrjetin social Facebook është thënë se për këto ekipe janë marrë gjithsej tre vendime nga ministrat e Qeverisë Thaçi, Mustafa dhe Hoti.

“Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, ka shkruajtur Krasniqi.

Tutje ai ka deklaruar se anëtarëve i ka dërguar ftesë për takim por që nuk ka marrë përgjigjje nga ta.

“Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img