11.6 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

I dyshuari kryesor për Masakrën në burgun e Dubravës ekstradohet në Bosnje dhe Hercegovinë

I dyshuari kryesor që dyshohet se ka kryer Masakrën në burgun e Dubravës, Sinisha Petriq, është ekstraduar nga Spanja në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç raporton media boshnjake, slobodna-bosna, Petriq është dërguar menjëherë në burgun e Foçës së Bosnjës.

Kujtojmë që edhe më herët Gjykata e Qarkut në Banja Lukë kishte miratuar dënimin e Petriqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Krimineli serb për të cilin dështoi ekstradimi nga Spanja në Bosnjë e Hercegovinë dy herë me radhë, njihet mjaft mirë nga të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës.

Sinisha Petriq, njihet me nofkën ‘Zenica’, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe ishte dërguar në Dubravë si i burgosur, por aty i ishte dhënë një armë e kishte marrë pjesë në ekzekutimin e të burgosurve shqiptarë.

Në periudhën e luftës në Kosovë, ai kishte përfunduar në Burgun e Dubravës, ku serbët e dënuar me dënime të rënda, përfshirë dënime kapitale, kishin marrë një ofertë: të vrisnin shqiptarë të burgosur aty në këmbim të lirës.

Ai, bashkë me ekzekutorë të tjerë, lidhen me dyshimet për vrasjen e 95 shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img