18.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

I bënë atentat, Benard Ndreca: Nga kamerat duken 2 personat e maskuar që vunë tritolin

Kreu i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndreca në lidhje me tritolin që i është vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’ ka deklaruar për media se autorët që janë 2 persona të maskuar janë filmuar nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij. Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar. Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion.”– tha Benard Ndoci./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img