25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Hysen Durmishi për rrugën Tetovë-Prizren: Do ta realizojmë se s’bën ndryshe

Zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, shpërndau videon e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit për rrugën Tetovë-Prizren që planifikohet të ndërtohet.

E për këtë Durmish thtoë se do ta realizojnë sepse s’bën ndryshe.

”Është një projekt që ishte ëndërr e kahmotshme e kombit tonë. Do ta realizojmë se s’bën ndryshe”, ka shkruar Durmishi në Facebook

Për këtë projekt Kurti ka shkruar në Facebook, teksa ai të dielën vizitoi Prizrenin ku u takua me kryetarin e kësja komune, Shaqir Totaj.

Vizita e Kurtit në Prizren erdhi pas asaj që kishte në Prizren.

”Në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”.

”Rruga Prizren-Tetovë që nëpër Prevallë e Glloboçicë është e gjatë 113 kilometra dhe tani i merr më shumë se dy orë e gjysmë udhëtim do të jetë më e shkurtër se 50 kilometra e do të përshkohet për dukshëm më pak se një orë”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img