10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Hulumtimi i ish-Drejtorit të Shpend Ahmetit nxjerr PDK’në si partinë e parë

Index Kosova ka publikuar raportin e ri për preferencat e votuesve kosovarë. Hulumtuesit e ish-drejtorit të Komunës së Prishtinës, Visar Berisha, kanë nxjerrë partinë e parë në vend PDK’në. E pas saj, kanë radhitur VV’në, me vetëm 1% më shumë se LDK.

Këto janë të dhënat e hulumtimit: 
Index Kosova ka publikuar raportin “hulumtimi i rregullt i opinionit publik” dhe ka zbuluar se preferencat e votuesve të qytetarëve të Kosovës nuk kanë lëvizur nga ato të vitit të kaluar, por kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje radhitet para Lidhjes Demokratike të Kosovës për nga numri i votave.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 17% e qytetarëve kanë deklaruar se do votonin Partinë Demokratike, 13% për Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa 12% për LDK-në.
Pas këtyre tri subjekteve politike, 7% ka marrë koalicioni AAK-Nisma, e vetëm 3% AKR-ja.
Sa i përket moshës, LDK ka më shumë votues të vjetër të moshës mbi 45 vjeçare dhe më pak votues të rinj të moshës 18-34 vjeçare. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë votues të rinj, sidomos të moshës 18-34 vjeçare dhe më pak votues të moshave të vjetra. PDK, Koalicioni AAK-Nisma dhe AKR kanë votues pothuajse nga të gjitha moshat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img