8.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhë Mazllami thotë se videon ia shkëputën “disa dashakeqës”, por s’i mohon fjalët për flamurin kombëtar

Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.

Mazllami ka publikuar videon e plotë, duke thënë se videoja e shukrtër që qarkulloi “është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës”.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimti tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi Mazlami.

Mazllami, pas kritikave ndaj të cilit para pesë ditësh u sulmua gazetari Valon Syla, iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kosniderojnë të rëndësishëm flamurin për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë.

“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img