16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Mirëpres vullnetin e Qeverisë për reciprocitetin e pjesshëm, shpresoj të koordinohet me aleatët tanë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se mirëpresin vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se shpreson që ky reciprocitet të koordinohet plotësisht me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Mirëpres vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu Kosovë-Serbi. Vendime të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës, jo hapjes së fushatës zgjedhore. Kryeministri Kurti që në të kaluarën ka mohuar rezultatet e dialogut, sot po zbaton marrëveshjet dhe afrimon ato! Më mirë vonë se kurrë”, shkruan Hoxhaj.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme u shpreh se të gjithë në këto momente janë me mendje e me zemër me pjestarët e Policisë së Kosovës.

“Por ne që ishim në qeveri dhe që tash jemi në opozitë, s’duhet të jemi vonë karshi interesit shtetëror. Është e shëndetshme për demokracinë e brendshme në Kosovë të kemi dallime politike, por jo edhe përballë agresionit të Serbisë dhe kur jemi në të drejtën tonë si shtet! Në këto momente, të gjithë jemi me mendje dhe zemër me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në dekadën e fundit kanë dëshmuar se janë gardianët më të mëdhenj të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, shkruan Hoxhaj.

Tutje ai u shpreh se “Shpresoj që ky reciprocitet i pjesshëm të koordinohet plotësisht me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për të prodhuar më shumë ushtrim të sovranitetit se lajme ditore”.

“Vendime të tilla strategjike kërkojnë veprim politik e krijim të fakteve brenda Kosovës, koordinim të jashtëm me partnerët strategjikë të Kosovës, por edhe betejë diplomatike me kundërshtarët e shtetit tonë! Vetëm kështu përmbushen qëllimet dhe mënjohen pasojat që mund të prodhojë gjendja në veri të vendit”, shkruan Hoxhaj.

Ndryshe, po bëhen tri ditë që kur Kosova ka filluar të zbatojë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat, ku si rrjedhojë dy rrugë, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po e kundërshtojnë këtë  masë.

Lidhur me situatën e shkaktuar në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën, më 21 shtator u takua me ambasadorët e QUINT-it.

Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se në Jarinjë dhe Bërnjak qytetarët serbë vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët, por sipas tij, njësitë speciale të Policisë së Kosovës “janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare”.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img