18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha vazhdon takimet në Amerikë, merr përkrahje për fuqizimin e sundimit të ligjit

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ndihmëssekretarin e Shtetit Hoyt Brian Yee, dhe mori mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.
Në Departamentin e Shtetit, ministrja Hoxha është pritur nga Hoyt Brian Yee, ndihmëssekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në këtë takim, ministrja Hoxha dhe Hoyt Yee diskutuan për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sfidat dhe të arriturat. Ministrja e njohu Ndihmës sekretarin e Shtetit në veçanti me angazhimin për reformën në drejtësi.
Ndihmëssekretari i Shtetit Yee, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi.
Ministrja Hoxha e njoftoi ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative.
Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të ndihmëssekretarit të Shtetit Yee për reformën legjislative që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img