19.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha takon komisionerin Hahn, kërkon përshpejtimin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë konferencës së 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës që po mbahet në Salzburg.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e komisionerit Hahn që procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për kosovarët të përshpejtohet dhe përmbyllet gjatë këtij viti.

“Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne jemi duke çuar përpara Agjendën e Reformave Evropiane, dhe me dinamikë të shtuar po realizojmë masat e planifikuara nga MSA-ja. Pas përmbushjes së kushteve përkatëse, presim qe dhe vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të kryejnë të gjithë hapat procedural dhe procesi te përmbyllet pa vonesa”, tha Hoxha.

Komisioneri për zgjerim të BE-së, Hahn, theksoi se Kosova e ka mbështetjen e tij për procesin integrues, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Hahn inkurajoi ministren Hoxha që Kosova të vazhdojë me reformat sidomos në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe të bërit biznes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img