17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha akuzon Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin se e nxitën Astrit Deharin të bëjë vetëvrasje

Ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, që tash mban postin e ministri për Integrime Evropiane, ka reaguar në Kuvend, pasi Vetëvendosje po kërkon shkarkimin e saj për shkak të rastit Dehari. Ajo ka thënë se Kurti dhe paria e tij duan ta bëjnë atë kurban të aktivistit të vetëvrarë, ndërsa është pikërisht politika e Kurtit që, sipas ministres, ka shtyrë dy aktivistët drejt Vetëvrasjes.

Dhurata Hoxha ka mbajtur fjalimin e saj për rastin Dehari nën zhurmën që po krijonin deputetët e Vetëvendosjes, duke goditur tavolinën  e Kuvnedit.

Ajo ka akuzuar Kurtin, i cili, sipas Hoxhës, po kërkon të fajësojë atë dhe pushtetin për rastin Dehari, por në fakt thotë se fajtor është Kurti dhe politika e partisë së tij që ka shtyrë dy aktivistë, Astrit Deharin dhe vëllain e tij Arbnor Deharin, drejt vetëvrasjes.

Hoxha po ashtu ka përmendur se Vetëvendosje nuk i ka lejuar Deharit që të takohet vetëm me familjarët e tij në burg, pa qenë i pranishëm dikush nga partia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img