12.2 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier i bindur se PDK e LDK do të vendosin interesat nacionale mbi ato partiake

Se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pavarësisht kundërshtive që kanë ndaj Plan-Propozimit Evropian do të vendosin interesin nacional mbi atë partiak, u shpreh i bindur ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier.

Në një bisedë gazetarë, Hovenier beson se PDK dhe LDK do të marrin një qëndrim të tillë. “Nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion”, tha amabadori derisa thirri që përqendrimi të jetë në “zbatimin efektiv dhe të sukesshëm” të marrëveshjes së pajtuar më 27 shkurt në Bruksel.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në takimin e tij të fundit me ambasadorin Hovenier shprehi sërish rezervat që ka subjekti që drejton ndaj Plan-Propozimit të BE’së. “Është marrëveshje e përkohshme, jo me njohjen e ndërsjellë në qendër, por me Asociacion në qendër”, ka thënë Krasniqi.

Edhe Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur kundërshtitë e subjektit të tij në lidhje me Plan-Propozimin e BE’së, me ç’rast është shprehur se një marrëveshje e cila nuk e ka njohjen e ndërsjellë, nuk mund të sjellë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërkaq, partia opozitare e vetme e cila i ka dalë në mbështetje të paekuivok kësaj marrëveshje ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj.

Në takimin e djeshëm të Haradinajt me Hovenier, ai madje u shpreh edhe me bindje të plotë se në këtë marrëveshje përmbahet edhe “njohja ndërkombëtare e Kosovës”.

“Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, u shpreh Ramush Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img