8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Qeveria do t’i bëjë me autobusë edhe disa qendrat tjera të Kosovës

Ministri i Financave, Avdullah hoti ka thënë se në bashkëpunim me BERZH-in, Qeveria e Kosovës do të bëjë me autobusë urbanë edhe disa qendra tjera të Kosovës.

Avdullah Hoti, ministër në Ministrinë e Financave, tha sot gjatë ditës se 51 autobusët e rinj u blenë falë një marrëveshjeje për garanci shtetërore, e cila ishte kërkuar nga ana e “Trafikut Urban”, si dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga ana e Ministrisë së Financave.

“Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë eurosh, me maturitet 12 vjet, ku 2 vjet janë grejs periudhë dhe 10 vjet amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin nga ana e Ministrisë së Financave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img