21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti përgëzon zyrtarët e ATK-së në Gjakovë për rezultatet e arritura

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, sot vizituan  Zyrën Regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës në Komunën e Gjakovës ku u pritën nga menaxheri i Zyrës rajonale të ATK-së në Gjakovë Lazer Ramaja,  nga i cili edhe u njoftuan për zhvillimet në ATK në regjionin e Gjakovës.
Ministri Avdullah Hoti para të pranishmëve u shpreh se punën të cilët po e bënë Administrata Tatimore e Kosovës për edukimin e  tatimpagueseve për formën dhe mënyrën e trajtimit të ligjeve është inkurajuese dhe kjo pune e juaja po ndikon edhe në rritjen e të hyrave tatimore në buxhetin e Kosovës dhe ju përgëzoj për rezultatet e arritura.
“Sukseset arrihen gjithmonë vetëm me punë dhe përkushtim dhe kërkoi nga zyrtarët e ATK-së që aktivitetet gjatë punës së tyre ti zgjerojnë edhe në fushën e fiskalizimit të bizneseve si  mjeti më i mirë për të luftuar ekonominë joformale në Kosovë” shtoi ministri Hoti.
Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se Administrata Tatimore e Kosovës  në Gjakovë ka shënuar rezultate shumë të mira sa i përket të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin 2015 rritja është afërsisht 40 përqind,  ndërsa në krahasim me planin është afër 20 përqind.
Dhe kjo, sipas të dhënave të menaxherit të  Zyrës rajonale të ATK-së në Gjakovë Lazer Ramaja, vjen si rezultat i vetëdeklarimeve të tatimpaguesve ofrimit të shërbimeve për tatimpaguesit nga Zyrtarët tatimor të regjionit të Gjakovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img