25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Hoti pas takimit me Leyen: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë takimit të tij me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Hoti ka thënë se në këtë takim i ka përmendur kryetares së KE-së punën e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës dhe rezultatet në përmbushjen e kritereve për liberalizim.

“Në raport me Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim. Pa liberalizim po rrënohet kredibiliteti i të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me BE-në. Institucionet qeveritare dhe ato të pavarura të Kosovës kanë bërë një punë të vazhdueshme dhe të shkëlqyeshme, dhe shpresojmë se edhe Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje”, ka thënë Hoti në këtë takim.

Në komunikatën për medie, gjithashtu thuhet se në takim është biseduar edhe për situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe masat që po merr Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Po ashtu, Hoti me kryetaren e KE-së kanë biseduar edhe për çështjet me rëndësi në aktualitetin politik.

“Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave, dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje e t’i heq vizat për kosovarët. Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”, shkruan Hoti në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img