25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Kur mungojnë projektet zhvillimore, Kryeministri Kurti promovon shpërndarjen e qeseve plastike

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu sot kanë vizituar disa dyqane në qendër të Prishtinës, për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti I LDK-së Avdullah Hoti. Hoti ka thënë se në vitin e tretë të qeverisjes, kryeministri Kurti do të duhej t’i promovonte projektet e kryera në arsim, shëndetësi e energjetikë.

Ndërsa ka thënë se pasi mungojnë projektet në shumë fusha, kryeministri Kurti po promovon shprëndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane.

Postimi i plotë I Hotit:

Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore.

E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve.

Tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë në zero.

Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total.

Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total.

Kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img