15.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Hoti kërkon t’i tërhiqet vërejtja Hajdarit, Konjufca: Sa herë ju keni referuar kryeministrit si mashtrues, hipokrit e tradhtar

Në kohën se deputetët kanë qenë duke e shqyrtuar Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike, i cili është miratuar në parim, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka kritikuar deputetët e opozitës duke iu thënë që është hipokrizi që po mundohen ta devlerësojnë këtë Projektligj.

“Është hipokrizi që mundohemi ta devlerësoni këtë ligj me të cilin do të rregullohen shumë më mirë parqet industriale”, ka theksuar Hajdari.

Ndaj gjuhës së përdorur nga Hajdari ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që t’ia tërheq vërejtjen Hajdarit.

“Unë kam një kërkesë edhe për ju kryetar. Besoj është detyrë e juaja që të tërhiqet vërejtja kur ka gjuhë joparlamentare. Vërejtjet që i thashë, ministrja nuk i kundërshtoi. Unë thashë që nuk janë zhvilluar debate publike. Nëse dështon një rast i caktuar a është arsye që të nacionalizohet menaxhimi i parqeve industriale. A po e shihni ku e keni degraduar debatin. Ministrja nuk është në gjendje as t’i kuptoj ato dhe del e ofendon deputetët. Dhe, kryetari i Kuvendit as nuk e tërheq vërejtjen”, ka deklaruar Hoti.

Me kërkesën e tij Konjufca është shprehur i çuditur.

“Sa i përket fjalorit parlamentar më çudisni. Sepse me dhjetëra e qindra herë ju keni referuar kryeministrit me mashtrues, hipokrit, tradhtar, pse nuk ma kujtonit atëherë që është gjuhë joparlamentare. Kështu që ju lutem unë e di mirë se çfarë po bëj. Për këto terminologji që përdorni duhet ta keni ndërgjegjen vetë dhe të keni kujdes si e trajtoni tjetrin. Le të mbetet në kulturën tuaj”, ka theksuar Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img