25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Hetimi i Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Kosova pranohet në organizatën botërore ISASI

Zyra për Media e Kryeministrisë ka bërë të ditur se Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike është pranuar në ”The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” me seli në Washington.

ISASI është organizata botërore e Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike me seli në Washington D.C dhe mbledh hetuesit dhe profesionistet më të mirë të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike Civile dhe Ushtarake në një takim të rregullt vjetor.

ISASI është e ndarë në këto regjione: Azi, Australi, Canada, ShBA, Europë, Kore, Amerikë Latine, Zelandë e Re, Pakistan, dhe Rusi.

Kjo organizatë ka mbi 1500 anëtarë, 130 korporata dhe përfaqësim të shteteve.

Në mbledhjen e Bordit të ISASI të mbajtur me 12 janar 2023 KHAIA që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore ishte pranuar Corporate Member of ISASI  dhe gjatë zhvillimeve të punimeve të mbledhjes vjetore të  ”The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” që  po mbahet në Nashville, Tennessee në ShBA në një ceremoni zyrtare është ndarë pllaka e pranimit nga Kryetarja e “The International Society of Air Safety Investigators”,  Barbara Dunn.

Në emër të KHAIA-së që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike këtë pllakë e pranoi Kryesuesi i KHAIA-së, Mirsim Beqiri, i cili mbajti edhe një fjalë rasti para delegatëve të të gjitha shteteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img