23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Hehir: E padrejtë që Kosova është nën sanksione të BE-së dhe jo Serbia

Hulumtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Westminster University, Aidan Hehir, konsideron se është e padrejtë që Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian e jo Serbia.

Hehir ka thënë se Milan Radoiçiq, miku i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është zënë me armë në dorë duke e sulmuar Policinë e Kosovës.

Sipas tij, Kosova po e shtrin sovranitetin e brendshëm dhe s’po bën asgjë të keqe.

Duhet ta pyesni veten pse? A është kjo e pazakontë? Përgjigja në pyetjen e dytë është, jo, nuk është e pazakontë. Çdo herë viteve të fundit kur Qeveria e Kosovës ka provuar të shtrijë sovranitetin në veri disa pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar janë ankuar që do të sjellë destabilizim, që kjo të ketë probleme e gjëra të tjera. Kjo nuk është e vërtetë. Kosova e ka të drejtën dhe nëse Franca, Mbretëria e Bashkuar e njohin Kosovën dhe e njohin, kjo nënkupton që ato duhet ta pranojnë sovranitetin e Kosovës. Dhe nëse Kosova po e shtrinë sovranitetin e brendshëm, atëherë s’po bën gjë të keqe”, ka thënë Hehir për tëvë1.

Ai thotë se standardet e dyfishta që po bëhen në këtë rast janë të pabesueshme.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin të qeta dhe u konsideruar të lira dhe korrekte. Zgjedhjet e fundit në Serbi u kritikuan nga ndërkombëtarët si të padrejta. Pse nuk po qortohet Serbia për këtë. Pse Kosova është nën sanksione? E vetmja palë në këtë dialog që ka përdorur forcë në mënyrë jolegjitime është Serbia. Janë përfaqësuesit e Serbisë në Kosovë, nënkryetari i Listës Serbe që është zënë me armë në dorë duke gjuajtur mbi policët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor 2023 dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img