12.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Rreziku për shkëmbimin e territoreve ende nuk ka kaluar, iniciuesit e pazarit Thaçi e Vuçiq ende janë në këta binarë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë e as shpikje e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Haxhiu thekson se rreziku për shkëmbimin e territoreve ende nuk ka kaluar, dhe se iniciuesit e kësaj, Thaçi-Vuçiqi, vazhdojnë të jenë në këta binarë.

“Pra, shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit siç thonin. Për ata që s’besonin sot u vërtetua edhe njëherë. Por, ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë. Prandaj duhet angazhim maksimal për t’i ndaluar projektet e tyre të rrezikshme”, ka thënë Haxhiu.

Më tej, në shkrimin e bërë në Facebook, Haxhiu pohon se përfaqësuesit ilegal dhe ilegjitim nuk mund të sjellin marrëveshje për Kosovën.

“Po të mos ishte gjithë kundërshtimi ynë dhe i qytetarëve në protestën e 29 shtatorit ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” dhe jo vetëm, tashmë do t’i vuanim pasojat e asaj marrëveshje!
Rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija. Mirëpo, këta përfaqësues ilegal e ilegjitim nuk do të mund të sjellin marrëveshje për Kosovën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img