8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu për Kurtin: Në vend që të merret me shpëtimin e jetesës së qytetarëve në Kosovë, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet në Shqipëri

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin i cili ka votuar sot në zgjedhjet në Shqipëri.

Ai ka thënë se Kurti ka mbyllur Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa vet ka votuar në Qendrën e votimit në Tiranë.

Haxhiu ka shkruar në rrjetin e ti social Facebook se në vend se të merret me shpëtimin e jetës së qytetarëve të vendit, Kurti ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet në Shqipëri dhe politikën ta zhvilloj atje.

Postimi i plotë:

Qendra e vaksinimit në Prishtinë është e mbyllur! Kjo ngase nuk ka vaksina.

Kryeministri i Kosovës ka mbyllura Qendrën e vaksinimi në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, ndërsa ai vet votoi në Qendrën të votimit në Tiranë.

Në vend se të mirret me shpëtimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet atje dhe politikën ta zhvilloi në Shqipëri.

Qeveria Kurti 2 në vend të bashkëpunimit me Shqipërinë për të siguruar vaksinat për të moshuarit dhe mesimdhënësit ka vendosur të bëjë konkurrentin politik në Shqipëri e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen nga paaftësia e qeverisjrd së tij për të siguruar vaksinat.

Foto e publikuar është sot në orën 9:15, te Qendra “1 Tetori” në Prishtinë, ku qytetarët kthehen mbrapsht jo vetëm për mungesë të vaksinave, por edhe të informatave për to, në kohën kur Kurti votonte në Shqipëri.

Këta jo vetëm që nuk dijn të punojnë, dhe nuk bënë asgjë për të siguruar vaksinat, por as mundësitë që ua dham nuk i shfrytëzuan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img