24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu pas skadimit të afatit të vaksinave Astrazeneca: Të kishte Prokurori të pavarur Vitia sot do të duhej të arrestohej

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se po të kishte prokurori të pavaruar sot Ministri Arben Vitia duhej të arrestohej, kjo për shkak të skadimit të afatit të vaksinave AstraZeneca.

Sipas Haxhiut, ministri Vitia në kundërshtim me Ligjin Për Paisje dhe Produkte Medicinale pranoj donacionin nga Norvergjia, ani pse këta të fundit i kishin larguar vet nga përdorimi këto vaksina.

“Para disa muajve e kam ngritur çështjen e vaksinave AstraZeneca, të cilat u pranuan donacion nga Norvegjia e të cilat vet Norvegjia i kishte larguar nga përdorimi pasi ishin me kohë të shkurtër të afatit të përdorimit, pra në prag të skadimit, në kundërshtim me Ligjin Për Paisje dhe Produkte Medicinale.Dhe sot për këtë skandal Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se sikur MSH të punonte ditëve të vikendit për të vaksinuar qytetarët, atëherë do të adminstroheshin edhe këto vaksinat AstraZeneca.

“Edhe pse këto vaksina janë pranuar në kundërshtim me Ligjin, sikur MSH të punonte ditëve të vikendit, të vaksinonte qytetarët, atëherë do të adminstroheshin edhe vaksinat AstraZeneca. Paramendojeni vetëm nga data 15 qershor 2021 kur është premtuar vaksinimi masiv i cili nuk ka ndodhë, deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka abstenuar 18 ditë të vikendeve nga vaksinimi masiv”, ka shtuar me tej ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img