9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Kemi shansin historik për ta nisur ndryshimin

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të letrës, të cilën partia e saj i kishte dërguar pasditen e së enjtes, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haxhiu ka shpërndarë këtë letër, dhe ka shkruar se ky është shansi historik që kanë për të nisur ndryshimin.

“Kemi shansin historik për të nisur ndryshimin!”, shkruan Haxhiu.

Haxhiu, e cila u propozua nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për pozitën e ministres së Drejtësisë në qeverinë Kurti, këtë reagim e bëri pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi para medieve se këtë letër nuk e sheh si letër zyrtare.

Kurse, në letrën drejtuar Mustafës, Kurti ndër të tjera shkruan se i vjen shumë keq që kanë vendosur t’i ndërpresin takimet për negociata për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.

Ai ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen e koalicionit.

Kurti ka përmendur edhe kërkesën e LDK-së për ta larguar Glauk Konjufcën nga posti i Kryetarit të Kuvendit, për të cilën gjë ka kërkuar që LDK të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufës dhe t`i kthehet negociatave.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3269689009768534

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img