15.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Gratë para dhe gjatë periudhës së luftës me guximin dhe vullnetin e tyre, arritën t’i thyenin tabutë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në konferencën shkencore për “Rolin e grave në jetësimin e shtetit të Kosovës” ka thënë se gratë para dhe gjatë periudhës së luftës me guximin dhe vullnetin e tyre, arritën t’i thyenin tabutë dhe bartën mbi supe krahas burrave një përgjegjësi për orientim publik politik të çështjes kombëtare.

Postimi i saj i plotë:

“Në këtë konferencë, diskutova për rolin e grave në vitet e 80’ta e deri në ditët e sotme me theks për kontributin e tyre për ngritjen masive në rezistencë dhe angazhimin direkt për çlirim përmes lëvizjeve popullore dhe kontributit për arsimim të vazhdueshëm.

Plot guxim e vigjilencë, gratë para dhe gjatë periudhës së luftës me guximin dhe vullnetin e tyre, arritën t’i thyenin tabutë dhe bartën mbi supe krahas burrave një përgjegjësi për orientim publik politik të çështjes kombëtare”, ka shkruar Haxhiu.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img