23.3 C
Pristina
Thursday, July 25, 2024

Buy now

spot_img

Hasi, krahina e harruar nga Qeveria e Kosovës

Hasi ka mbështetur që në nisje lëvizjet e para, organizimin e strukturave të UÇK’së.

Hasjanët janë vlerësuar gjithmonë me dekorata e mirënjohje nga mbarë shqiptarët për kontributin e tyre si për pavarsinë e Shqipërisë ashtu edhe për pavarsinë e Kosovës. Krahina e Hasit është vendlindja e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit e i 56 dëshmorëve të luftës për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.

Botërisht dihet se Hasjanët gjatë tërë historisë Shqiptare kanë dhënë kontribut shumë të çmuar, për liri të Shqipërisë dhe së fundi për lirinë e qytetarëve në Kosovë. Hasjanët, botërisht njihen për shkak të vlerave të mirëfillta kulturore dhe historike dhe jo rastësishtë e quajnë djepi i kulturës.

Hasjanët, jo rastësishtë quhen si porta e lirisë së Kosovës, sepse fal kontributit të banorëve Hasjanë, Kosova sot është shtet sovran. Kjo krahinë e harruar nga qeveria e Kosovës, nuk është vetëm si një krahinë me tradita të lashta kulturore të historisë kombëtare por është krahina e cila gjatë luftës së UÇK’së ishte krahina më e jashtëzakonshme për ndihmë në aspektin logjistik të luftës dhe lirisë së Kosovës si dhe është krahina e cila i dha 56 dëshmorë në uniformën e UÇK’së duke luftuar për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë.

Këto që i kam cekur janë vetëm 10% e atyre nga 100% i kontributit nga banorët e Hasit, prandaj lind pyetja edhe çka duhet të kontribojnë më shumë Hasjanët për të hyrë në hartën e investimeve dhe në hartën e kujdesit qytetarë të Qeverisë së Kosovës?

(Autor: Arlind P. Gashi, publicist i cili vjenë edhe nga krahina e Hasit)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img