14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Hashim Thaçi pritet të kthehet sonte në Hagë

Sot u raportua se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mëngjesin e sotëm ka ardhur në Kosovë.

Ai ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” me një aeroplan privat në orën 10 e 35 minuta ndërsa pritet që sonte rreth orës 18:00 të kthehet sërish për në Hagë.

Fluturimi është realizuar nga aeroporti i Rotterdamit në Holandë direkt në Prishtinë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije, se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësorë.

Kësisoj, kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020.

Procesi gjyqësor në rastin e tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img