17.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Buy now

spot_img

Hardh Fest drejt ndërkombëtarizimit, performon DJ i njohur zviceran

Me sloganin “Për kokërr t’qefit”, festivali i vjeljes së rrushit “HardhFest” këtë vit do të sjellë shumë risi, ku siç është thënë edhe më herët, ky edicion do të vijë më i fuqishëm se asnjëherë më parë.
Tri nga aktivitetet më të reja të cila  iu bashkëngjitën festivalit për sivjet janë Promo skenat në qytet, Maratona e pijes dhe Karnavali i qytetit.
Gjithashtu, këtë vit, përveç artistëve vendor, pjesëmarrës do të jenë edhe artistë ndërkombëtar.
Një nga DJ më të famshëm zviceran, si dhe shumë i njohur dhe i dashur për fansat e muzikës House, Alex Belluscio, do të performojë në skenën e Konakut, aty ku edhe do të mbahet koncerti për 2 netë rresht.
Deri më tash është konfirmuar edhe grupi Elita 5, kurse në ditët në vijim do të publikohet i gjithë lineup i koncertit.
Tashmë Këshilli Organizativ i festivalit është duke punuar intensivisht për finalizimin e aktivitetet.
“Hardhfest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator. Edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit, ndërsa, Partner i festivalit këtë vit do të jetë StoneCastle, kompani që feston 10 vjetorin e themelimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img