15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj uron qytetarët: Kurban Bajrami, ditë e festës dhe bashkimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ai ka shkruar se Kurban Bajrami është vërtetim i harmonisë e bashkëjetesës fetare, që nxitë për më shumë bashkëpunim e mirëkuptim për interesa të përbashkëta përtej besimeve fetare e bindjeve politike.

“Qytetarë të besimit Islam. Me rastin e ditës së Kurban Bajramit, ditë e festës e bashkimit, e ndarjes së begatisë tonë me të tjerët në nevojë, ju uroj përzemërsisht për sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në rrethet tuaja familjare e shoqërore. Kurban Bajrami është vërtetim i harmonisë e bashkëjetesës sonë fetare, që nxitë për më shumë bashkëpunim e mirëkuptim për interesat tona të përbashkëta përtej besimeve fetare e bindjeve politike. Urime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img