11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj uron Krishtlindjen ortodokse: Kremtofshi në paqe

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka uruar Krishtlindjen ortodokse.

Ai i ka uruar edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot festojnë krishtlindjen ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.

Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img