21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj thotë se shtetasi rus i arrestuar në veri, ishte spiun i kamufluar si punëtor i OKB-së

Shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov, i cili është pjesëtari i UNMIK-ut, u shpall si person i padëshiruar në Kosovë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Për këtë, Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrim në Facebook, tha se shtetasi rus i arrestuar në veri, ishte spiun i kamufluar si punëtor i OKB-së.

“Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.

Duke theksuar se veprimet e shtetasit rus, pjesëtar i UNMIK-ut janë kundër të drejtës dhe normave ndërkombëtare.

Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img