12.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Prishtinës i duhet urgjentisht Policia e Kryeqytetit

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Prishtinës i duhet urgjentisht Policia e Kryeqytetit.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se këtë e garanton Ligji për Kryeqytetin.

Shkrimi i plotë:

Për një kryeqytet të sigurtë, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.

Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës!
Lavdi të rënëve në krye të detyrës!

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img