21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj nga Stublla e Vitisë: Shqiptaria është vlerë e përbashkët, ia vlen të bëjmë gjithçka për të

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit”, ku u shënua edhe 120-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh, Ernest Koliqit.

Nga Stublla e Vitisë, Haradinaj tha se ky është një moment i cili e bën të ndihet krenar që është shqiptar dhe se sipas tij, shqiptaria është vlerë e përbashkët e vlerë euroatlantike “për të cilën ia vlen të bëjmë gjithçka nga vetja jonë”.

“Ne jemi bashkuar për të folur për arsimin shqip, e veçanërisht për ta kujtuar një nisje, nisjen e shkollës së parë shqipe këtu, e për të vazhduar me e falënderuar, ushtarët e kanë një shprehje atyre që kanë bërë shërbim, me iu thënë “faleminderit për shërbimin”, pra ne gjithnjë do të bashkohemi këtu për t’i thënë faleminderit për shërbimin Don Mikel Tarabulluzit, që filloi mësonjëtoren e parë shqipe këtu në Stubëll”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në fjalën e tij për Koliqin, Haradinaj tha se ai ka lëën gjurmë në identitetin gjuhëtar e në arsimin shqip.

“Ne s’harrojmë t’i falënderojmë ata që ndihmuan identitetin tonë, jo vetëm gjuhësor por edhe kombëtar, e kësisoj me të drejtë sot nderojmë një nga figurat që ka lënë gjurmë në identitetin tonë gjuhëtar dhe në arsimin shqip, e që është Ernest Koliqi”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img