11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i reagon Kurtit për autostradën Prishtinë – Gjilan: Qesharak dhe joserioz

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, për autostradën Prishtinë – Gjilan.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i është dejtuar Kurtit duke i thënë se beson që me këtë ritëm, këtë vit do të përfundojë edhe autostrada imagjinare Prizren – Tetovë.

“Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord”, ka shkruar ai.

Tutje, ai është shprehur se Kurti është qesharak dhe joserioz.

“Të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, ka shtuar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img