16.8 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Hapet Festivali i Parë dedikuar Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Sot tek Kalaja e Harilaqit në Komunën e Fushë Kosovës do të fillojë edicionin e parë iniciativa “Visions of Beyond”.
Visions of Beyond, është iniciativë e Organizatës “Hapësira” e cila ka për qëllim të shpërfaq vegimin e përtejmë të trashëgimisë kulturore, përkatesisht rrënojave të cilat fshehin të kaluarën – historinë tonë.
Përmes këtij organizmi, duke i video-dokumentuar dhe duke bërë shënjëzimin e këtyre lokaliteteve ne synojmë ti vëjmë në pah këto pasuri kulturo-historike por edhe bukuri natyrore e pika strategjike, të cilat pak njihen nga publiku i gjërë.
Përgjatë 18 orëve sa do të zgjatë organizmi, krahas muzikës, do ketë aktivitete të shumta përcjellëse, të cilat mundësohen përmes partneritetit me Institutin Arkeologjik, Muzeun e Kosovës, Klubin e Astronomëve, Shoqatën e Grave “Flori” të Komunës së Fushë Kosovës dhe Trafikun Urban.
Instituti Arkeologjik i Kosovës do të sjellë arkeologët të cilët do t’I njoftojnë pjesëmarrësit për lokalitetin.
Muzeu I Kosovës do të ekspozoj replika te artifakteve përmes Muzeut Mobil. Klubi I Astronomëve të Kosovës, do të sjellë teleskopët për vrojtime. Komponente e rëndësishme e projektit është promovimi I kuzhinës tradicionale, për të cilën do të përkujdeset Shoqata e Grave “Flori” e Komunës së Fushë Kosovës.
Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje më lehtësi, Trafiku Urban do te perkujdeset që për vetëm 0.50cent t’ju sjellë në Harilaq nga Parkingu i Stacionit të Trenit në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img