4 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Hapet ekspozitë kushtuar veprës së Adem Demaçit

Në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës,  mbështetur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “PjetërBogdani”, Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Instituti i Historisë “AliHadri”, Ministria e Kulturës, sot në ambientet e Shoqatës të të Burgosurve Politikë u hap ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit, e cila përmban një pjesë të fondit të fotografive, dokumente e botime të mbledhura të Adem Demaçit.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë ekspozitë, e cila përkon me mbajtjen e Ditëve të Diasporës, morën pjesë ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, kryetari i Shoqatëstë tëBurgosurve Politikë, HydajetHyseni, si dhe veprimtarë e qytetarë të tjerë.
Ekspozitën kushtuar Adem Demaçit e hapi Meriman Braha, veprimtar i lëvizjes kombëtare, ish-i burgosur politik, i cili tha se ky aktivitet i dedikohet një figure emblematike të lëvizjes sonë kombëtare, Adem Demaçi. Ky vit është viti shpallur si vit i Adem Demaçit, në 80-vjetorin e lindjes së tijdhe në shënim të gjithë veprimtarisë së tij patriotike, atdhetare, kombëtare, intelektuale, kulturore e  humanitare.
“Vepra e Adem Demaçit, qëndresa  e tij, ka qenë frymëzim për shumë breza të rezistencës kundër pushtuesit.Raporti i Adem Demaçit me mërgatën është i veçantë, sepse mërgata e diaspora jonë është ngritur e krijuar edhesi mërgatë politike.Veprimtarët tanë kanë punuar në mobilizimin e njerëzve në diasporë në vitet më të rënda, çdoherë duke epasur përballë edhe figurën e Demaçit, si një simbol i rezistencës, i lirisë universale për shqiptarët dhe njerëzimin. Adem Demaçi, meveprën  dhe punën etij, nuk është vetëm një figurë e rëndësishme e popullit shqiptar, por  një figurë e rëndësishme për njerëzimin, sepse përpjekja etij për liri është një përpjekje universale, është një vlerë njerëzore”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, edhe HydajetHyseni, kryetar i Shoqatës të të Burgosurve Politikë, foli për figurën e Adem Demaçit.
“Njëzet e nëntë vjet të  Adem Demaçit dhe të shumë veprimtarëve të tjerë kaluar nëpër burgje të Jugosllavisë kanë qenë edhe një lloj ekzili i dhunshëm. Nuk është e rastit që Adem Demaçiështë perceptuar në  mesin e mërgimtarëve si përfaqësues  i veçantë edhe i së kaluarës, edhe i së ardhmes.Duke nderuar Demaçin, ne i bëjmë një nder edhe mërgatës, duke shprehur mirënjohje për gjithë atë qëka bërë për atdhetarët.Pa kontributin  emërgatës, nuk do të ishte as Kosova e as kombi këtu ku është”, tha pos të tjerash Hyseni.
Kjo ekspozitë, e cila po mbahet në kuadër të shënimit të vitit Demaçi, do të qëndrojë ehapur deri në fund të verës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img