8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Handikos shënon ditën e Personave me Aftësi të Kufizuar

Handikos shënon 3 dhjetorin, ditën Ndërkombëtare  të Personave me Aftësi të Kufizuar, përmes konferencës “Qasja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar”  e cila do të mbahet sot në qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuar – HandiKos.
Asambleja e Kombeve te Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin ditë ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, me qëllim të promovimit dhe të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie të personave me aftësi te kufizuar.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara,  parasheh që shtetet duhet të marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar jetesë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, transport, informacione, arsim, punësim, komunikim si dhe ofrimin e  shërbimeve të tjera për t’u mundësuar atyre që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës.
Po këtë ditë, do të prezantohen edhe dy publikime të rëndësishme: Përmbledhje Legjislacioni për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë  dhe Punësimi dhe kushtet për punësim të Personave me Aftësi të Kufizuar
Ndërsa pas përfundimit të konferencës, do të ekspozohen piktura të punuara nga të rinjtë me aftësi të kufizuar si dhe punime të ndryshme dore në bashkëpunim me organizatën KUSA e cila mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img