0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Hamiltoni i rekordeve, fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

Formula 1 ka një tjetër udhëheqës të këtij sezoni, ai është Lewis Hamilton i cili ka marrë kryesimin e klasifikimit pas fitores që arriti në Çmimin e Madh të Hungarisë

Gjithçka ndodh që në startin e kësaj gare ku britaniku i Mercedes i merr vendin e parë shokut të skuadrës Niko Rosberg dhe arriti ta mbajë atë për 70 xhiro duke mos e vënë asnjëherë në diskutim.
Ndërkohë Rosberg edhe pse në disa momente arriti t’i afrohej Hamilton, manovra e parakalimit nuk u pa për asnjë moment, duke u dorëzuar në një pistë ku edhe vendet e parakalimeve janë të limituara.
Pas tyre ka qenë një duel i vazhdueshëm Red Bull-Ferrari, ku skuadra austriake sërish mundi të lë jashtë podiumit “kokëkuqen”.
Daniel Ricciardo e kaloi i treti vijën e finishit me më pak se një sekondë distancë nga Vettel i vendit të katërt, ndërkohë që edhe Max Verstappen me po të njëjtën distancë e kaloi finishin në vendin e pestë duke lënë pas në të gjashtin Kimi Raikkonen.
Gjithsesi për finlandezin ky mund të konsiderohet një rezultat pozitiv pasi mundi të rikuperojë 8 pozicione nga starti i kësaj gare. Sfida e radhës do të jetë Çmimi i Madh i Gjermanisë fundjavën e ardhshme. /Express/prishtinapress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img