10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Hajnat hyjnë nga ballkoni në një banesë në Prishtinë, marrin stoli ari në vlerë të rreth 6 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe një familje në Prishtinë, pasi persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda banesës së tyre në rrugën ‘Qamil Hoxha’.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar njëra nga anëtarët e familjes, e cila ka deklaruar se hajnat kanë hyrë brenda banesës nga ballkoni dhe kanë arritur që të marrin stoli ari në vlerë të rreth 6 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img