17.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Sofali të Prishtinës, vjedhin stoli në vlerë të rreth 20 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e pësoi së fundi një familje në lagjen Sofalia në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë arritur që të vjedhin gjësende në vlerë të konsiderueshme parash.

Sinjali mëson se pronari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se të dyshuarit kanë hyrë brenda shtëpisë me forcë dhe kanë vjedhur dokumente personale stoli ari dhe gjëra tjera të cilat kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img