18 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Guvernatori Ismaili takon zyrtarë të BQK-së të ShBA-së

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga një delegacion i këtij institucioni, po qëndrojnë në ShBA në vizitë zyrtare.

Ky delegacion është takuar në Uashington D.C. për diskutime konstruktive me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale (Banka Qendrore e ShBA-së) të Nju Jorkut, të udhëhequr nga Matthew Nemeth, Zëvendëspresident dhe Drejtor i Shërbimeve të Llogarive të Klientit dhe Hari Phatak, Drejtues i Politikave dhe Strategjive Ndërkombëtare me ekipin e tyre.

Takimi, siç njofton BQK, kishte për qëllim mirënjohjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy bankave qendrore.

Në takimin e zhvilluar me ekipin e FED-it të Nju Jorkut, delegacioni i BQK-së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, duke përfshirë programet e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje direkte që nga themelimi i BQK-së.

“Veçanërisht, delegacioni potencoi përgjegjësinë e BQK-së në menaxhimin e të gjitha rezervave në Dollarë Amerikan (USD) me Rezervën Federale dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bankare korrespondente ndërmjet dy institucioneve”, thotë BQK-ja në njoftimin dërguar mediave.

Guvernatori Ismaili shprehu përkushtimin e BQK-së për të mbajtur lidhje të forta me FED-in, “duke njohur rolin e saj kryesor në asistencën e menaxhimit të rezervës ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike, duke përfshirë praktikat më të mira për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

“Këto angazhime vënë në pah përkushtimin e BQK-së për të nxitur partneritete të qëndrueshme me akterët kryesorë ndërkombëtarë, duke avancuar më tej misionin e institucionit për promovimin e stabilitetit financiar dhe ndikimin e qëndrueshëm në ekonomi, pasi ne vlerësojmë partneritetin strategjik ndërmjet dy kombeve dhe institucioneve”, thotë BQK-ja.

Ky takim dypalësh, është mbajtur gjatë qëndrimit të delegacionit të BQK-së në Washington D.C., për takimet pranverore me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore (BB), si dhe institucionet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni kosovar është i përbërë nga Guvernatori Ahmet Ismaili, Zëvendësguvernatori Dardan Fusha, Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Shefi i Kabinetit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img